Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kamioni ngec në Qafën e Llogarasë. Bllokohet rruga për mjetet e tjera!

Kamioni ngec në Qafën e Llogarasë. Bllokohet rruga për

Rruga në qafën e Llogarasë është bllokuar dhe shkak është bërë një kamion i cili ka ngecur në kthesë. Sipas njoftimit të policisë në “Qafën e Llogorasë”, të vendi quajtur “Çezma”, një mjet i tonazhit të rëndë, ka dalë nga rruga dhe si pasojë është bllokuar lëvizja e automjeteve në këtë aks rrugor. Policia e Vlorës, kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve që të shmangin sa është e mundur lëvizjen në këtë aks rrugor, ndërkohë që po punohet për zhbllokimim e rrugës dhe kthimin në normalitet të lëvizjes së mjeteve./Xh.Xh/dritare.net