Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Komiteti i Imunizimit rekomandon aplikimin e dozës së tretë të vaksinës. Ja për cilat kategori!

Komiteti i Imunizimit rekomandon aplikimin e dozës së tretë

Komiteti i Imunizimit i ka rekomanduar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komitetit Teknik të ekspertëve miratimin për aplikimin e dozës së tretë të vaksinës anti-Covid, për qytetarët mbi 60-vjeç dhe për ata me sëmundje kronike.

Gjithashtu është rekomanduar edhe vaksinimi i fëmijëve mbi 12-vjeç që vuajnë me sëmundje kronike. Sipas Komitetit të Imunizimit, fëmijët duhet të vaksinohen me Pfizer. Tashmë pritet vendimi i ekspertëve për t’i hapur rrugë vaksinimit me dozën e tretë dhe vaksinimit të fëmijëve./L.F-dritare.net