Konispol/ Burri vret gruan me sëpatë, djali e shtyn nga shkallët pas sherrit, vdes dhe 69-vjeçari
Dritare.net
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Konispol. Burri pas një grindjeje të çastit ka vrarë më sëpatë bashkëshorten e tij. Por pak çaste më pas, gjatë konfliktit edhe me të birin, njoftohet se ky i fundit e shtyu nga shkallët. Ngjarja e rëndë sipas njoftimit paraprak të policisë vendore, ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm.
Policia njofton se u bë prangosja e autorit të dyshuar, djalit të viktimave, teksa po verifikohen motivet e krimit të rëndë.
“Rreth orës 07:00, në fshatin Shalës, Konispol, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi H. I., 69 vjeç, ka vrarë me mjet prerës (dyshohet sëpatë) bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. I., 66 vjeçe. Më pas, shtetasi H. I. dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, shtetasin K. I., rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë shtetasin H. I. nga shkallët e banesës. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi H. I. ka humbur jetën në vendngjarje”, njoftoi policia./K.C/dritare.net