Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Koronavirusi u merr jetën dy pacientëve në vend. Ja situata në spitale!

Koronavirusi u merr jetën dy pacientëve në vend. Ja situata

Ministria e Shëndetësisë ka informuar qytetarët për situatën me koronavirusin në Shqipëri. Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 2 pacientë. Nuk e fituan dot betejën me Covid-19 një 57-vjeçar dhe një 65-vjeçare nga Tirana. Të dy kishin sëmundje bashkëshoqëruese.

Sa i përket situatës në spitale, Ministria deklaron se është e qëndrueshme.
Në spitalet, Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 171 pacientë, mes të cilëve 18 janë në terapi intensive dhe 8 në intubim./K.C/dritare.net