Kosova kërkon vaksinimin me tri doza në kufi. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kundërshtojnë!
Dritare.net
Nga dita e shtunë në Kosovë hynë në fuqi masat e reja kundër covid-19. Në masat e reja parashikohet se çdo person i cili hyn në republikën e Kosovës duhet të ketë certifikatë vaksinimi me tri doza ose me dy doza dhe testin RT-PCR negativ nga covid-19. Në rastin e vaksinës Johnson kërkohet doza përforcuese ose vaksina Johnson dhe testi RT-PCR negativ
Tri dozat e vaksinës do të jenë të detyrueshme edhe për qytetarët e vendeve të rajonit përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut . Vendi ynë dhe Maqedonia e Veriut ishin kundër këtij vendimi dhe kanë kërkuar rishqyrtim me urgjencë të vendimit. Ndërsa Qeveria e Kosovës ka reaguar duke thënë se para datës 4 shkurt nuk pritet të rishikohet ky vendim pasi këto janë masa të marra për të mos lejuar përhapjen e variantit omikron dhe përveç kufizimeve në kufi është vendosur ora policore 22:00-05:00 në Kosovë. Gjithashtu sot qytetarët e Kukësit do të protestojnë në pikën kufitare të Morinës kundër këtij vendimi./Xh.Xh/dritare.net