
KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Krimeve të Rënda Anton Martinin
E Enjte 10 Qershor 2021, 15:03
Dritare.net
Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi nga detyra prokurorin e Krimeve të Rënda Anton Martini, që ishte dhe kandidat për në SPAK.
Sipas KPA-së, Martini kishte mangësi në justifikimin e burimeve për pagesën e këstit të parë të kredisë që kishte marrë për të paguar një apartament në kryeqytet.
KPA-ja tha se Martini ka pasur probleme në menaxhimin e çështjeve kur ka qenë drejtues i Prokurorisë së Shkodrës./K.C/dritare.net

















