Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kreu i PD Basha bashkëbisedim online me kompani gjermane.Në qendër të diskutimit arsimi dhe trajnimi profesional!

Kreu i PD Basha bashkëbisedim online me kompani gjermane.Në

Kreu i PD, Lulzim Basha zhvilloi sot një bashkëbisedim online me përfaqësues të rrjetit të 4 mijë kompanive gjermane. Në qendër të diskutimit ishte arsimi dhe trajnimi profesional që parashikon programi i Partisë Demokratike. Kreu demokrat synon një valë investimesh gjermane në Shqipëri, si dhe një nxitje të përgatitjes profesionale të të rinjve, për të rritur punësimin dhe të ardhmen profesionale brenda vendit.

Dialogu online:

Lulzim Basha: Është kënaqësi e madhe që jemi bashkë sot dhe pres me padurim të diskutojmë për temën e rëndësishme të trajnimit profesional, për Shqipërinë dhe shqiptarët nuk ka gjë më të rëndësishme sesa të frenojmë emigracionin masiv të rinisë. Për këtë arsye, ne po planifikojmë një reformë të thellë në arsimin universitar me qëllim adoptimin e modelit gjerman të trajnimit profesional. Kështu që, për mua është një kënaqësi e veçantë që ndodhemi sot bashkë me një nga institucionet më të rëndësishme gjermane për të na ndihmuar me trajnimin profesional të rinisë dhe jo vetëm dhe për të na mbështet në një nga angazhimet tona kryesore që është krijimi i një shtrese të mesme, të fuqishme dhe të qëndrueshme.

Michael Luter: Për sistemin dual të arsimit profesional në Gjermani, sistem për të cilin jemi shumë krenar, është një sistem arsimi i lidhur shumë ngushtë me ekonominë sepse janë vetë ndërmarrjet, është biznesi, janë kompanitë që e mbajnë këtë sistem. Ne kemi filiale edhe në vendet e tjera europiane dhe natyrisht, me shumë dëshirë, ekspertizën tonë do t’ua japim juve dhe jam i sigurt që do t’ia dalim që në Shqipëri.

Lulzim Basha: Fatkeqësisht gjatë këtyre 8 viteve nuk është bërë asnjë hap në këtë drejtim, por ne shohim nga ana tjetër që vende fqinje, si për shembull Maqedonia e Veriut kanë thithur dhjetë herë më shumë investime nga Gjermania sesa Shqipëria. Gjatë takimit tim me ministrin e ekonomisë federale në Berlin, m’u shtrua pyetja si ka mundësi që në Maqedoninë e Veriut ne kemi 3 miliard euro investime gjermane, ndërkohë që në Shqipëri kemi vetëm 300 milion?

Por ne nuk na duhet vetëm trajnimi i lartë profesional, administratorët, ekonomistët, inxhinierët, mjekët, kemi nevojë po kështu për profesionistët e profesioneve të ndryshme të cilët janë më në mungesë se kurrë në ekonominë shqiptare për shkak të emigracionit.

Volker: Me shumë kënaqësi zoti Basha, ju keni një program shumë të zgjuar, e keni formuluar mirë që përmbledh të dy kushtet: nga njëra anë arsimin dhe nga ana tjetër klimën e biznesit. Shtresa e mesme në Gjermani është një faktor i rëndësishëm që na mundëson ne që të mos emigrojnë specialistët drejt metropoleve, po te rrinë atje ku e kanë dhe prejardhjen. Kjo do të ishte edhe për Shqipërinë një koncept shumë i dobishëm për t’u realizuar dhe për këtë duhet të përmbushen disa kushte: duhet të zhbëhet burokracia, duhet të keni një administratë që të ofrojë shërbime në mënyrë ekselente, jo vetëm në qendër por edhe në komunat e vogla, duhet të keni një financim lokal.

Kramp: Zoti Basha, ju falënderoj që më bëtë pjesë të këtij takimi! Për mua më e rëndësishmja është faktori njeri. Ne duhet të mendojmë për sa i përket zanatçinjve dhe kjo është e rëndësishme edhe për vendin tuaj. Pra, jo vetëm industrializimi që mendohet të avancojmë, të përparojmë, por duhet të fillojë te baza, duhet filluar te arsimi profesional, te zanatçinjtë. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse edhe në Gjermani është e qartë dhe në Shqipëri është e qartë se kush është zanatçi, kush është artizan e ka të shtruar me flori – i themi ne- pra, ka një bazë shumë të sigurt./dritare.net