Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kryemadhi: Marrëveshja me PD i heq Ramës të drejtën të jetë i pari!

Kryemadhi: Marrëveshja me PD i heq Ramës të drejtën të

Kryetarja e LSI-së , Monika Kryemadhi mbrëmjen e sotme në një intervistë për “Opinion” ka folur për marrëveshjen e firmosur ditën e sotme me PD-në. Sipas Kryemadhit, marrëveshja ka të bëjë me një axhendë opozitare kundër kryeministrit Rama dhe se koalicioni është harmonizim i programeve të dy partive.

Kjo ishte pjesë e agjendës opozitare kundër qeverisë së Edi Ramës. Marrëveshja nuk ka të bëj me atë që ju doni t'i jepni një drejtim tjetër. Që po thoni që ju mund të hyni në një listë. Ka të bëj me angazhimin e secilit nga ne. Maksimalizimi i rezultatit të zgjedhjeve është qëllimi kryesor, ku Shqiptarët mund të përfshihen sa më shumë. Ne mendojmë që në PD dhe LSI ka shumë djem e vajza që mund të ishin në listë, por duke qenë në një listë mund të humbisni mundësinë. Ne po garojmë për t’iu dhënë një mundësi njerëzve që të ndihen si në shtëpinë e tyre. Kam frikë se kjo marrëveshja ia heq të drejtën Ramës që deri dje thoshte jam i pari”, ka thënë Kryemadhi.

Teksa është pyetur nëse koalicioni vlen për qeverisjen, ajo ka thënë-: Sigurisht, ka dhe një harmonizim të programeve tona. Për taksën e shesht e kemi të qartë, ne jemi për 9%, por do ti shtojmë dhe 5% e ribursimit të shpenzimeve./M.M-dritare.net