Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kthehet për ditëlindje në ishullin ku lindi. Në Sazan

Kthehet për ditëlindje në ishullin ku lindi. Në Sazan

Kryebashkiaku i natës në Tiranë, Rezart Cenaj ka rrëfyer në Instagram historinë e jetës së tij, si një ditë gushti para 45 vitesh, nëna e solli në jetë në Ishullin e Sazanit.

Kthehet për ditëlindje në ishullin ku lindi. Në Sazan

Cenaj mori me vete familjen këtë vit dhe u kthye në vendin ku lindi, në Sazan. Ai tregon se në Sazan çdo gjë është si atëherë, siç e mban mend kur ishte fëmijë.

"Një ditë si këto të gushtit përpara 45 vitesh, linda në Sazan, i vetmi ishull i populluar në Shqipëri ndonjëherë. Asgjë nuk ka ndryshuar që atëherë, të paktën deri tani. Banesat, kinemaja, mapoja dhe, në foton numër 3, në majë të kodrës, spitali.
Sazani ndoshta do ndryshojë shumë në vijim, por përherë do mbetet ai ishulli i çuditshëm mesdhetar, i izoluar, ku kanë kaluar pjesëza të jetës me mijëra familje ushtarakësh.", shkruan Rezart Cenaj në Instagram./K.C/dritare.net