Kujtim Gjuzi me shirit zie: Kam tre ditë që as nuk ha as nuk pi!
E Shtunë 2 Nëntor 2024, 19:07
Dritare.net
Kujtim Gjuzi erdhi në studion e Dritare TV me një shirit të zi. Për gazetarin Ermal Peçi ai tregoi arsyen se përse mbante një shirit zie.
Ermal Peçi: Pse keni ardhur në studio me shirit të zi?
“Ky është një shirit zie. Unë sot bashkohem në mënyrën filozofike për vrasjet në Shkodër për dy arsye. Djali im është nipash nga familja e Bajrit. Unë jam mik i familjes Lici. Nga të dyja fiset, Bajri dhe Lici janë deri tani 17 viktima. Unë u bëj ftesë të ulin gjakrat. Kam tre ditë që nuk ha e as nuk pi, nga ngjarja në Shkodër. Në atë qytet nuk shkon dot në asnjë varrim, as në një dasmë, për shkak të konflikteve që ka dhe për këtë më vjen shumë keq”, u shpreh Gjuzi në Dritare TV./L.F-dritare.net