Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kur do të mbahet seanca e parë për divorcin Meta-Kryemadhi!

Kur do të mbahet seanca e parë për divorcin Meta-Kryemadhi!

Më 21 shkurt do të mbahet seanca e parë e divorcit të çiftit Meta-Kryemadhi. Ish presidenti Ilir Meta, tashmë në burg, iu drejtua më 20 qershor 2024 gjykatës me një padi për zgjidhjen e martesës mbi 26 vjeçare.

Meta, i cili ka mbajtur dhe postin e ish presidentit të vendit, ish kryetarit të kuvendit ndodhet i arrestuar prej 21 tetorit 2024 dhe bashkë me Monika Kryemadhi po hetohen nga SPAK për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA./L.F-dritare.net