Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kur shtëpia të kthehet në një atraksion turistik!

Kur shtëpia të kthehet në një atraksion turistik!

Burimi: CNN

A keni parë ndonjëherë një shtëpi të vogël aq të bukur në Londër sa keni menduar sesa e mahnitëshme do të jetë të jetoni atje?

Nëse po, nuk jeni i vetmi. Por për njerëzit që jetojnë aktualisht në këto shtëpi , fotot në rrjetet sociale kanë ndryshuar totalisht konceptin për të jetuar në këto shtëpi piktoreske.

Alice Johnston jeton prej shumë kohësh në residencën e Notting Hill ,në një nga lagjet e famshme të Londrës , me shtëpi të vendosura në rreshta dhe të lyera me ngjyra pastel të cilat kanë qenë edhe skena e filmit të Julia Robert dhe Hugh Grant në filmin me të njëjtin titull.

Johnston , si një gazetare, i ka ndjesitë të përziera mes Instagramit dhe lagjes të saj të dashur. Ajo jeton në rrugën “Portobello”, në një nga rrugët më të famshme të kryeqytetit, dhe ka qenë dëshmitare e të gjitha sjelljeve të çmendura për të kapur pamjen perfekte.

Njëherë ajo së bashku me një mikeshë të sajën, ishin duke shëtitur bulldogun e saj francez, kur disa turistë i ndaluan dhe ju kërkuan nëse mund të “huazonin” qenin e tyre për një foto.

Ajo bëri foton dhe i dha 5 paund për ta falënderuar.

Por gjithsesi mund të ketë edhe një anë të errët të jetosh në atë lagje që duket si një skenë filmi . Për shembull njëherë ajo rrëfen se është zgjuar në orën 6 të mëngjesit nga disa adoleshentë francezë që ishin duke bërë foto. Një tjetër situatë e sikletshme për të cilën tregon ajo është kur një i moshuar fotografonte dritaret e shtëpisë së saj, teksa ajo bënte dush.

Kur shtëpitë private dhe njerëzit që jetojnë në to bëhen atraksione për turistët mund të ndodhin edhe përplasje.

Në zonat rurale njerëzit mund të vendosin pengesa ose gardhe për të hyrë por kur këto shtëpi private janë në rruge publike në disa nga qytetet më të të ngarkuara në botë , cfarë mund të bëjnë qytetarët?

Banorët e thjeshtë nuk mund të bëjnë asgjë pasi në katet përdhese disa janë biznese publike por disa prej tyre e kanë marrë situatën në dorë duke shkruar postera që ju kërkojnë turistëve t’i respektojnë.

Por megjithatë turistët shpeshherë i injorojnë këto postera. Shtëpia e një fqinjit tim është bërë aq e famshme në rrjetet sociale sa ai nuk mundohet më t’i largojë turistët por thjesht ka vendosur një kuti të vogël në mënyrë që ata të hedhin disa monedha./dritare.net