Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kurti: Armët në Banjskë nuk hynë pa përfshirjen e qeverisë serbe!

Kurti: Armët në Banjskë nuk hynë pa përfshirjen e

Kryeministri Albin Kurti duke shpërndarë në Twitter fotografi të armëve serbe të gjetura nga aksioni i Policisë në Banjskë të Zveçanit, ka thënë se sasia e madhe e tyre e bën të pabesueshme idenë që ato të kenë hyrë në Kosovë pa përfshirjen e Qeverisë së Serbisë.

Të dielën në Banjskë të Zveçanit nga një grup i organizuar e i armatosur serb u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku. Në aksionin pasues, Policia rrethoi grupin me dhjetëra persona të veshur me uniforma. Ata u strehuan në Manastirin e Banjskës. Në aksionin e Policisë u vranë tre persona ndërsa u arrestuan tetë. Policia ka kapur arsenal armësh. Shumica e tyre janë të prodhuara nga vetë Serbia.

“Armët dhe pajisjet tjera që u përdorën në sulmet terroriste të kësaj jave u prodhuan nga prodhuesit shtetërorë serbë të armëve ushtarake. Ideja që 26 SUV-at ushtarakë (xhipat ushtarakë) dhe arsenali i madh i prodhuar nga shteti serb, hynë në Kosovë, të gjitha pa përfshirjen e qeverisë serbe, thjeshtë s’është e besueshme”, ka shkruar Kurti në X./dritare.net