Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kurti: Nëse Serbia nuk sanksionohet mund të përsërisë krimin në Veri!

Kurti: Nëse Serbia nuk sanksionohet mund të përsërisë

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar sërish në lidhje me sulmin në Veri, ku ka kërkuar që Serbia të sanksionohet për aktin terrorist.

Kurt tha se ishte Serbia ajo që armatosi sulmuesit në Banjë dhe se vrasja e efektivit Afrim Bunjakut ishte e paralajmëruar.

Sakaq shtoi se nëse nuk merren masa ndëshkuese ndaj Beogradit, ky i fundit mund të përsërisë krimin.

“Sulmi i armatosur cenoi integritetin territorial, sovranitetin dhe sigurinë kombëtare. Sulmuesit që ikën duhet të ekstradohen, të dorëzohen në organet tona. Organizatat ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Brigada Veriore’ duhet të shpallen terroriste edhe nga shtetet tona aleate, siç bëri Qeveria. Për këtë akt, Serbia duhet të sanksionohet ndërkombëtarësisht. Nëse kalon e pandëshkuar, ajo do ta përsërisë krimin. Armatimi ushtarak që i kishin profesionistët serbë që sulmuan në Banjë janë që të gjitha nga Serbia dhe të freskëta në kohë.

Serbia ua dha pajisjet ushtarake, ua kreu trajnimet luftarake. Kjo nuk ka filluar të dielën e 24 shtatorit. Na i patën rrëmbyer edhe tre policë në Leposaviq. Kishim tri javë të barrikadave në dhjetor të vitit të kaluar. Sulmet në Zveçan që lan shumë të plagosur. E gjithë kjo tregon se kishim një kronikë të paralajmëruar për vrasjen e heroit tonë, Afrim Bunjakut”, tha Kurti./M.K-dritare.net