Kurti: Serbia e përkushtuar të shkatërrojë ura bashkëpunimi, policia tregoi vendosmëri!
Dritare.net
Kryeministri Albin Kurti ka reaguar në lidhje me tensionet në Veri, ku deklaron se Serbia kërkon që të shkatërojë urat e komunikimit mes dy palëve.
Kurti tha se policia e Kosovës do të qëndrojë e vendosur për të siguruar rend dhe qetësi pasi edhe qeveria kërkon sundimin e ligjit për vendin e saj.
“Të gjithë jemi dëshmitarë të ngjarave të fundit, sulmi terrorist në veri ka treguar për pohimet tona të para hershme. Kjo tregon përkushtimin e Serbisë që të shkatërrojë ura, e jo t’i ndërtojë ato. Policia ka treguar vendosmërinë dhe ka treguar se ka dashur rend e qetësi. Polici ynë Afrim Bunjaku ka rënë në mënyrë heroike, e ka humbur jetën, duke treguar që dashuria për shtetin është para të gjithave.
Mundohemi për jetë të përbashkët e të gjitha komuniteteve e barazi për të gjithë. Qeveria është e përkushtuar në sundimin e ligjit në luftën kundër kriminalitetit”, tha Kurti./M.K-dritare.net