Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kush është Kristen Welker, moderatorja që mahniti Trump dhe gjithë Amerikën!

Kush është Kristen Welker, moderatorja që mahniti Trump dhe

Interneti në debatin e fundit presidencial mes Trump dhe Biden, shpalli fituese moderatoren Kristen Welker. Ka pasur më shumë se 125 mijë postime në rrjetet sociale për gazetaren 44-vjeçare të NBC, e cila u bë gruaja e dytë me ngjyrë që moderoi vetëm një debat presidencial, 28 vjet pasi gazetarja e ABC News, Carole Simpson, drejtoi debatin mes Bill Clinton dhe George Bush.

Kush është Kristen Welker, moderatorja që mahniti Trump dhe

Kristen Welker është përgëzuar mjaft në internet për performancën e saj si moderatore, veçanërisht për kohën e saktë që i dha të dy kandidatëve.

Kush është Kristen Welker, moderatorja që mahniti Trump dhe

Gazetari i Fox News Chris Wallace u përball me kritika të shumta për moderimin e debatit të parë, midis Donald Trump dhe Joe Biden, ndërsa Susan Page gjithashtu u kritikua për mënyrën se si e trajtoi debatin nën-presidencial midis Mike Pence dhe Kamala Harris.

Kush është Kristen Welker, moderatorja që mahniti Trump dhe

Modetarori Wallace i tha Fox News se ai ishte "xheloz" ndaj saj.

Kush është Kristen Welker, moderatorja që mahniti Trump dhe

Dhe pavarësisht se e quajti Welker "të tmerrshme dhe të padrejtë", Trump mori kohë gjatë debatit për të vlerësuar performancën e moderatores.

"Unë ju respektoj shumë mënyrën se si po e trajtoni këtë debat," tha ai./L.F-dritare.net