Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kush është Tire Alldervishi, sanitarja që u hoq si infermiere te Shefqet Ndroqi!

Kush është Tire Alldervishi, sanitarja që u hoq si infermiere te

Ditën e sotme është àrrèstùàr Tire Alldervishi, 59-vjeçarja e cila i mori qytetares 8 milionë lekë për t’i shpëtuar nënën nga kòrònavìrùsì, por që e la të vdìstè, duke mos e ushqyer. Ajo u dénoncua nga vajza e të sëmurés, e cila ka kallézuar se gjatë muajit dhjetor, kur nëna e saj ka qenë e shtruar në spítal, Tire Alldervishi e ka máshtruar duke i marrë rregullisht shuma monetare nga 5.000-6.000 lekë. Alldervishi është àrrèstùàr nga Polìcìà e Tiranës, pas dénoncimit të bërë në emisionin invéstigativ “Stop”, ku rezultonte se ajo i ishte prezantuar si infermiere, qytetares E.S, duke i márrë 8 milionë lekë për t’i shpëtuár të ëmën 55 vjeçe, por që kjo e fundit ndërroi jetë në spìtalin CÒVÌD 2 “Shefqet Ndroqi”. Nën hetim për korrupsion, janë edhe katër persona të tjerë të këtij spìtali. Komunikimet nëpërmjet WhatsApp-it të vajzës dhe nënës së saj faktuan se shërbimi dhe përkujdesja ndaj të ndjerës, nuk kanë qenë ato që pretendohen. E ndjera është ankuar se sanitarja i ka hequr bukën, ujin dhe nuk e ka ndërruar dhe të gjitha nevojat personale ajo detyrohej t’i kryente në krevat. Fatkeqësisht, pacientja me kovid ndërroi jetë pas 28 ditësh në luftë me këtë virus./L.F-dritare.net