Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ky është audio-përgjimi që dorëzoi në SPAK! Por si e regjistroi Artan Hoxha ngjarjen e 21 janarit!

Ky është audio-përgjimi që dorëzoi në SPAK! Por si

Gazetari Artan Hoxha u thirr ditën e djeshme në SPAK për të dhënë sqarime në lidhje me një material audio, ku shfaqen komunikimet e punonjësve të Gardës, para dhe pas protestës së 21 janarit.

Pjesë nga regjistrimi:

Ndrea Prendi: Artan, dëgjon?

Artan Hoxha, zv/komandanti i Gardës: Dëgjoj, dëgjoj

Ndrea Prendi: Me të kaluar gardhi i telave do të hapet zjarr luftarak

Zv/komandanti: Kuptova, kuptova

Ndrea Prendi: Ky është urdhëri

Ndrea Prendi: Dashamir, dëgjuat?!

Dy efektivë të njësisë speciale: Alfred (Alfred Ahmetcenaj) ta, ta, ta gjakos.

Ndrea Prendi: Alfred?

Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj

Ndrea Prendi: Kujdes municionin! Kujdes municionin!”

View this post on Instagram

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)

Por një vit më parë, në Shqip nga Rudina Xhunga, gazetari tregoi se si ai regjistroi provat gjatë kësaj proteste, pavarësisht se nuk kishte mjetet e duhura për të regjistruar.

“Unë mendoj që profesioni që ne kemi dhe që na diferencon nga profesionet e tjera është sepse profesioni jonë ka disa standarde, ka disa kritere, virtyte që nuk i kanë profesionet e tjera dhe ndër to hyn karakteri, pasioni që duhet të kesh, së treti është kuraja dhe profesionalizmi që duhet t’ i shoqërojë të tria bashkë që të jesh në krye. Ti e përmende skenën e famshme të 21 Janarit, nëse kujton dhe atë foton që kemi bërë tek tavolina e puçit. Në fakt unë kam një “ves”, që dokumentoj çdo gjë, për shembull m’u desh ta bëja pa leje, babanë e Aleks Nikës duke dëgjuar regjistrimin në diktofon dhe në një moment u bëra pishman pse e bëra pa leje. Dhe më pas kur u publikuan transkriptet e përgjimit dhe kur pash reagimin atëherë për fat të mirë, nxora atë pjesë sepse nuk duhet të nxirrja provën. Edhe në 21 janar ndodhi e njëjta gjë.

Tek ajo tavolina e famshme kemi bërë 3 shkrepje në kënde të ndryshme ku në një moment të caktuar, sepse në atë tavolinë u ulën dhe u ngritën shumë njerëz të asaj kohe, duke përjashtuar një grup të vogël që ishin dhe për shkak të punës aty, që qëndruan gjatë gjithë kohës aty sepse ndërkohë ishin dhe në detyrë. Prandaj në atë moment ato foto kanë kapur atë situatë që ka qenë aty. Sigurisht që po të kishim përdorur më shumë materiale atë ditë, unë për fat të keq përdora në atë kohë një telefon dhe derisa ma mori prokuroria në 2016, ishte një telefon Samsung i vitit 2000 dhe ai nuk kishte internet, asgjë, po unë e mbaja vetëm në radio duke qenë se jam dhe tifoz sporti. Pra e përdorja vetëm për telefon dhe radio. Por atë ditë do të më ishte dashur shumë.

Kam patur një celular tjetër që ishte orë dore, pra ishte me kamerë dhe ai me memorien ishte i kufizuar dhe mori sa mundi sepse ishte për distanca të afërta dhe këndi që u vendosa unë atje sipër në fakt ishte pak distance e madhe kisha një kamera dore tjetër në të cilën kam filmuar ato pjesët e tarracave në fillim edhe ajo ka kasetë 60 minutëshe dhe në fakt ajo protesta zgjati më shumë se sa mendonim ne.

Pra janë shumë detaje ndonjëherë, shumë element të punës tonë që të bëjnë që nga eksperienca t'i të jesh i përgatitur për atë gjë, nuk e dija se çfarë do ndodhte në 21 Janar, unë kisha një informacion dhe mbi atë informacion kisha bërë një deduksion dhe mbi deduksionin kisha një lloj luhatje që atë ditë do të ishte një protestë jo e zakonshme sepse situata politike në vend ishte shumë e ngarkuar. Më tepër ajo duhet ta bënte për të shtyrë militantët e vetë mbrapa që kishin që fillimin e dhjetorit duke u predikuar vazhdimisht. Mbaj mend disa batuta që ka përdor ish kryeministri Berisha në atë, kohë në parlament”, tha Hoxha./dritare.net