Lagështi në rrugë/ 2 aksidente, 8 të plagosur!
E Diel 19 Shtator 2021, 09:09
Dritare.net
Lagështia në rrugë është bërë shkak i dy aksidenteve të ndodhura mëngjesin e kësaj të diele. Një aksident me 6 të plagosur është regjistruar në orët e para të ditës së sotme në aksin rrugor Burrel- Milot, në afërsi të fshatit Baz. Policia njoftoi se të plagosurit janë transportuar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës.
Një tjetër aksident ndodhi në aksin Fier-Levan, ku një makinë Tip Land Rover doli nga rruga. Të plagosur kanë mbetur një 27 vjeçar dhe një 29 vjeçar, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve./L.F-dritare.net