
Lehtësohen masat e koronavirusit në vend/ Ja çfarë do të ndryshojë për lokalet!
E Diel 27 Shtator 2020, 12:12
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama, duke inspektuar një bar kafene, njoftoi se do të ketë një lehtësim të masave të marra në kuadër të pandemisë. Ai u shpreh se lokalet, do të lejojnë të hapin edhe ambientet brenda. Ndërsa për detajet do të njoftojë Ministria e Shëndetësisë. Kjo masë vjen në një kohë, kur moti është përkeqësuar, ndaj qëndrimi në ambientet jashtë gjatë javëve të ardhshme, është thuajse i pamundur./L.F-dritare.net

















