
Lela: Berisha nuk do të humbë asnjë minutë kohë me policinë!
Dritare.net
Sali Berisha nuk do të shkojë në polici për të dhënë dëshminë për sulmin që iu bë gjatë protestës së djeshme. Drejtori i Zyrës së Shtypit dhe Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela thotë se nuk do të shpenzojë as edhe një minutë me policinë. Ai shton se dëshmia e Berishës, u dha publikisht në konferencën për gazetarët.
“Me marrin gazetaret per te me pyetur: a ka marre Berisha thirrje per te deshmuar ne Polici dhe kur do shkoje? Pra, Berisha duhet ta denjoka kete Polici kulimo-politike dhe te shpenzoje, qofte edhe nje minute me te, sikur deshmia e tij nuk u dha e plote publikisht, dhe sikur nuk u pa gjithcka publikisht. Sikur dhuna ne fytyren e tij dhe te opozites nuk mjafton!!!
Policia duhet te beje mbrapsht nga seria e provokimeve dhe te rrije ne vrimen e saj qe qelbet era kembe korrupsioni!”, shkruan Lela në facebook./L.F-dritare.net

















