Mimoza Mevlani: Fjala dhe mendja e Berishës kanë peshë. E vlerësoj çfarë tha për Arminën!
Dritare.net
Dasma e Arminës dhe Shkëlzen Berishës ashtu si edhe pritej u komentuar gjerësisht në media. Së fundimi e ëma e Arminës, Mimoza ka folur për emocionet që pati kur pa të bijën veshur nuse si dhe ndau një opinion për krushkun Berisha.
“Unë kam pasur emocione kur e pashë Arminën me të bardha, pata një si gjendje jo të mirë të vetes. I thashë vetes "dëgjo deri këtu kemi arritur mirë". Nuk doja t’ia krijoja atë melankoli vajzës", tha ajo.
Mevlani u ndal dhe te fjalimi i Sali Berishës në dasmën e Arminës. Ajo tha se fjalët e tij e kanë prekur dhe emocionuar pafund.
“Me dhuntitë e saj, mençurinë, mirësjelljen, komunikimin, njerëzinë, dashurinë, arriti të pushtojë, jo vetëm zemrën e Shkelzenit, por edhe zemrat tona, të hyjë në zemrat tona si një vajzë e dytë!”, kështu u shpreh Sali Berisha në dasmën e Arminës dhe Shkëlzenit.
"Pas këtij fjalimi, e kam ndier veten jo të vlerësuar, sepse çdo njeri ka vlerat e veta në jetë, por vlerësimi që pati për vajzën time tregoi që ishte gjithçka, sepse fjala e tij ka peshë, mendja e tij ka peshë dhe unë e vlerësoj pafund këtë fjalim", u shpreh Mevlani./Xh.Xh/dritare.net