Mandati i Xhaçkës! Niko Peleshi: Nuk kemi marrë vendim politik!
Dritare.net
Kreu i grupit parlamentar në PS, Niko Peleshi në një deklaratë për mediat, sqaroi se pse mazhoranca nuk dërgon në Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçkës.
Peleshi u shpreh se mazhoranca do të presë sqarim nga Komisioni i Venecias, edhe pse ka pasur reagime nga ndërkombëtarët.
“Ky mocion nuk përparon dot për shkak të votimit përgjithësisht abstenim por dhe kundër, që është shprehje e paqartësisë. Nëse do të më pyesni cila është fjala kyçe që tregon situatën e krijuar është paqartësia. Ka një paqartësi të gjitha palët janë në të drejtën e tyre. Por cila prevalon, është e paqartë.
E drejta e deputetit për të vendosur vetë, e drejta e detyrimeve për të zbatuar një vendim gjykate Kushtetuese nga ana tjetër, prevalon se cila është e para. Për këtë gjë e vlerësoj si vendimin e duhur dhe më të mençur të mundshëm vendimin e kryetares së Kuvendit për ta çuar në Komisionin e Venecias. Nuk lidhet me emrin e një deputeteje, por do të na vlejë në parim për vendimin e Kushtetues që kalojnë për votimin në seancë. Vazhdoj të mos pranoj termin kundërshtim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e trajtuam me seriozitet. Kuvendi është bashkësi deputetësh, votimi në seancë është vullnet i deputetit. Në këtë rast nuk kishte vendim politik, vendim grupi, nuk ishte rasti. Ndaj bëjmë mbledhje grupi parlamentar për të mbajtur qëndrim grupi.
Ka votim grupi, dikush mund të jetë kundër, por voton ashtu siç ka rënë dakord grupi. Nuk kemi pasur një qartësi dhe s’duam që t’ia lejojmë vetes që të ketë një vendim të gjykatës që është bllokues apo të perceptohet si kundërshtues. E shoh të drejtë dhe të mençur vendimin e kryetares së Kuvendit për ta çuar në Komisionin e Venecias. Nuk na vlen për një rast specifik por në parim do na vlejë për të gjitha vendimet e Gjykatës kushtetuese.
Nuk kishte vendim politik dhe nuk kishte vendim grupi se i tillë është rasti. Ne vetë nuk kemi pasur një qartësi. Ne votojmë grup dhe patjetër që ka mendime të ndryshme. Kjo është disiplina e grupit parlamentar”, tha Peleshi./M.K-dritare.net