
Mark Marku mori post zyrtar nga Rama? E përgënjeshtron kryeministri
E Martë 8 Tetor 2024, 18:06
Dritare.net
Pasi ish-deputeti i PD-së Mark Marku ishte i ftuar në podkastin e kryeministri Edi Rama pak javë më parë, nisën të qarkullojnë lajme se ai ishte shpërblyer nga kreu u qeverisë me një post zyrtar. Por Rama e ka përgënjeshtruar këtë lajm.
Postimi i kryeministrit Edi Rama:
“LAJM I RREMË! Sigurisht të tilla rrena ka përditë me shumicë në kanalet pa filtra e as higjenë minimale që informojnë shqiptarët, por e bëj këtë përgënjeshtrim vetëm në respekt të faktit që zoti Mark Marku ka ardhur qytetarisht në Podkastin FLASIM dhe më takon t’ia kthej respektin, si njeri me të cilin s’kemi as të njëjtat bindje politike, as varësira të asnjë natyre në punët tona.", tha Rama./K.C/dritare.net

















