Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Marrëveshja me Berishën/ Kreshnik Spahiu: Mesazhi i Uashingtonit për Ramën!

Marrëveshja me Berishën/ Kreshnik Spahiu: Mesazhi i Uashingtonit

Kreshnik Spahiu i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV thotë se faktorët ndërkombëtarë mund të kenë ndërhyrë që të mos arrihet një marrëveshje mes Edi Ramës dhe Sali Berishës. Sipas Spahiut, edhe nëse do të arrihet një marrëveshje e fundit mes të dyja palëve, ajo nuk do të publikohet.

“Rrethanat në të cilat është nënshkruar marrëveshja e parë kanë ndryshuar. Në çdo kontratë, nëse ndryshojnë rrethanat, duhet të rifreskohet. Faktorë të jashtëm, faktorë madhorë janë futur për ta prishur këtë marrëveshje. SHBA-ja, Britania e Madhe, janë faktorë madhorë që nuk kanë ekzistuar kur është bërë marrëveshja e parë mes Berishës dhe Edi Ramës. Këta faktorë madhorë mund të ndikojnë në prishjen e kontratës. Nuk përjashtohet mundësia që Uashingtoni t’i ketë telefonuar Edi Ramës për t’i treguar që nuk kanë ndryshuar qëndrim dhe t’i kenë kërkuar të mbajnë distancë dhe mos hyjnë në bisedime me përfaqësuesit dhe korrierët politikë të Sali Berishës, pra Bardhin dhe Gjekmarkajn. Nuk janë një faktor i ri politik. Në momentin që këta janë nënkryetarët dhe zëdhënësit e Sali Berishës, Rama është vënë nën presionin ndërkombëtar. Mund të ketë ndryshuar dhe qëndrim për marrëveshjen. Një marrëveshje e fundit mes Berishës dhe Ramës nuk do të publikohet. Mendoj që ka qenë e mjaftueshme që ajo të rifreskohet në mënyrë verbale, diskrete. Është një lloj garancie që Rama do t’i njohë këta si faktorë politikë dhe grupin kryesor parlamentar në zgjedhjet e ardhshme. Marrëdhënia kryesore mes Berishë edhe Ramës ka qenë: të mos preken politikisht, mos preken nga drejtësia, të jenë të paprekshëm, mos ju preken bizneset, te mos ju preket familja. Por çfarë ndodh? Është shkuar shumë larg. Një pjesë e sistemit të drejtësisë i ka dalë nga kontrolli Edi Ramës. Nga presioni amerikan SPAK-u ka vënë nën akuzë Sali Berishën. Vërtet që e ka vënë nën akuzë Berishën, por nga mosvullneti politik i Ramës, Berisha sot nuk është në burg, e as familjares. Është Rama që po e mban jashtë burgut.”, tha Spahiu në DritareTV./K.C/dritare.net