
Mbretëresha probleme në shëndet? Pallati mbretëror: Mjekët këshillojnë të pushojë!
Dritare.net
Mbretëresha Elizabet anuloi një vizitë dy ditore në Irlandë, pasi mjekët nuk rekomanduan që ajo të udhëtonte. Pallati mbretëror njoftoi se mjekët e kanë këshilluar mbretëreshën të pushojë për disa ditë. Ndonëse e vështirë për të, mbretëresha e pranoi këtë kërkesë nga ana e mjekëve të saj.
Në një deklaratë thuhet se mbretëresha është në gjendje të mirë shëndetësore dhe shpirtërore, por i vjen keq që nuk mund të vizitojë Irlandën e Veriut. Pavarësisht se gëzon shëndet të plotë, mbretëresha është në një moshë që shpesh herë, e detyron atë të ndryshojë programin shumë të ngarkuar. Mediat britanike shkruajnë se nuk është për t’u habitur nga kjo këshillë e mjekëve, pasi dy javët e fundit kanë qenë shumë të ngarkuara për mbretëreshën./L.F-dritare.net

















