Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mesazhi që i dërgova kryeministrit e bëri të vinte në Theth!

Mesazhi që i dërgova kryeministrit e bëri të vinte në

Bujtina Berishta ndodhet në qendër të Thethit. Mes Alpeve, gjelbërimit të verës e dëborës së dimrit, bujtina mban brenda mureve dashurinë e jashtëzakonshme të një familjeje për vendin e vet. Fatmir Berisha, e ndërtoi bujtinën mbi shtëpinë e trashëguar nga të parët. Ai nuk e la asnjë ditë vendin e tij, por punoi çdo ditë, për të kthyer shumë të tjerë. Dhe ia doli.

Mesazhi që i dërgova kryeministrit e bëri të vinte në

Në një bisedë me gazetaren Rudina Xhunga, Fatmiri tregon pikënisjen e bujtinës së tij që i mori zemrën dhe shumë turistëve.

“Unë nuk kam ikur kurrë nga Thethi. Unë isha këtu kur ju bëtë emisionin te kisha për Top Channel. Isha 20 vjeç. Pas atij emisioni shqiptarët e panë ndryshe Thethin dhe erdhën u dyndën. Unë e kam pasur shtëpinë e gjyshit që në 2008-ën. Që atëherë e hapëm si aktivitet me një ose dy dhoma, por më mbrapa pasi u shtuan turistët, u zgjerua shtëpia dhe u kthye në bujtinë.”, tregon Fatmiri.


Gjatë bisedës me Rudinën, Fatmiri i tregon mesazhin që i dërgoi kryeministrit Rama pasi pa që në podcast ai po ftonte njerëzit që janë kthyer nga emigrimi për të investuar në Shqipëri. “Po ne që nuk ikëm?”, pyeti veten Fatmiri dhe pasi i gjeti numrin kryeministrit Edi Rama i shkroi: “Edhe ne që jetojmë në Shqipëri duhet të vijmë në Podcast me ty, se dhe ne që jemi këtu po e zhvillojmë këtë vend. Pse mos jemi ne pjesë e emisionit?”

Mesazhi që i dërgova kryeministrit e bëri të vinte në

Pas këtij mesazhi kryeministri e fton në podcast, Fatmiri del dhe pastaj e fton kryeministrin në shtëpinë e tij.

“Rama erdhi në momentin kur ne bëmë inaugurim e Zipline. E falënderoj që erdhi.”, thotë ai.

Mesazhi që i dërgova kryeministrit e bëri të vinte në

Vitet e fundit janë shtuar shumë bujtinat në Theth. Të gjitha shtëpitë e vjetra janë kthyer në bujtina. Ama ka një problem që në Theth është më i theksuar. Pronësia e tokës. Ndërton një bujtinë, por ajo është pa leje.

“Kështu ka funksionuar. Por tani që erdhi kryeministri edhe ky problem do marrë zgjidhje. Do vijë Rama në qershor dhe do na japë tapitë. Kjo është tokë e gjyshit tim. Ne nuk pranuam ligjin që ka bërë shteti shqiptar më parë 7501-in sepse ne i kemi ndarë me kufij tokat tona, ndërsa ligji thotë që në bazë të frymës së popullsisë do ndahet dhe toka. Po ne nuk e pranuam. Tani do marrim e tapitë.”, shprehet Fatmiri./K.C/dritare.net