Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Meta: Asgjë nuk e pengon Belerin që të betohet në Himarë!

Meta: Asgjë nuk e pengon Belerin që të betohet në

Kreu i PL, Ilir Meta në një konferencë për mediat u shpreh se Fredi Beleri do të betohet me çdo kusht, si kryebashkiak i zgjedhur në Himarë.

“Çështja Beleri nuk është problem mes Shqipërisë dhe Greqisë, por një problem skandaloz i vetë mungesës së demokracisë në Shqipëri dhe është treguesi me flagrant i kapjes së shtetit dhe përdorim kriminal të tij nga kryeministri dhe qeveria, që nga policia, që nga prokuroria, gjykatat dhe çdo element tjetër. Qe nga përdorimi i dëshmitarëve të rremë dhe po ashtu bllokimi i betimit të tij është anti-kushtetues. Asgjë nuk e pengon Belerin për të bërë betimin edhe pse në kushtet e një rrëmbimi mafioz nga policia e Edi Ramës.

Nuk është çështja Beleri ajo që ka vonuar integrimin e Shqipërisë në BE. U bë kohë që integrimi mbahet peng nga ky kryeministër. Ishte e tmerrshme kur dëgjoja kryeministrin që thoshte jemi shembull në raport me integrimin edhe në raport me Serbinë dhe Malin e Zi”, tha Meta./M.K-dritare.net