
Meta kthen në Kuvend ligjin për Kodin Zgjedhor: I njëanshëm
E Premte 23 Tetor 2020, 12:12
Dritare.net
Presidenti i vendit Ilir Meta, ka kthyer në Kuvend ligjin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor . Sipas Kreut të Shtetit, këto ndryshime cenojnë parimet domokratike ndërkombëtare të realizimit të një procesit zgjedhor përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme. Në njoftimin e presidencës, thuhet se ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë realizuar në mënyrë të njëanshme, pa konsensus gjithëpërfshirës. Presidenti Meta i është drejtuar me një kërkesë urgjente Komisionit të Venecias për një opinion të specializuar mbi këtë proces.
Më herët kur presidenti Meta pati paralajmëruar se do të kthente në Kuvend Kodin e Ri Zgjedhor, Rama u përgjigj duke thënë se ata do ta votojnë sërish./L.F-dritare.net

















