Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ministri i Brendshëm viziton policët e lënduar në protestë: Si është gjendja e tyre!

Ministri i Brendshëm viziton policët e lënduar në

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda kanë shkuar në Spitalin e Traumës për të vizituat policët që u lënduan gjatë protestës së opozitës. U dëmtuan 10 punonjës policie si pasojë e molotovëve dhe lëndëve piroteknike të hedhura drejt institucioneve dhe selisë së PS-së gjatë protestës së opozitës mbrëmjen e sotme. Ndërkohë bëhet me dije se janë shoqëruar në polici 2 personave të dyshuar si protestues, që janë identifikuar në sulmet e mësipërme te kryeministria, Bashkia, PS-ja, Ministria e Brendhsme dhe më tej.

Pasi vizitoi policët e lënduar, ministri Hoxha tha se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

"Kanë dëmtime të lehta, disa kanë lënë spitalin. 3 janë ende nën vëzhgimin e mjekëve. Menaxhimi i tubimit ka qenë në përputhje të plotë me ligjin, i falënderoj për punën, përkushtimin dhe detyrën. Asnjë nga tubuesit dhe qytetarët nuk është lënduar dhe dëmtuar përveç punonjësve të policisë. Numri i punonjësve të policisë është 10.

U sulmuan institucione kushtetuese të shtetit shqiptar, sikurse ju e patë. Janë sulmuar pothuajse të gjitha institucionet e shtetit shqiptar, përfshirë këtu edhe PS. Ky sulm, ka bërë që Policia të përgjigjet dhe të zmbrapsë trumën duke përdor edhe gazin lotsjellës. Përgjigja e policisë është konform ligjit.

Protesta e motivuar politikisht është një e drejtë për tubim, të drejtën për tubim policia e ka garantuar. Në vijim të protestës të radhës policia do jetë në krye të detyrës dhe lartësinë për të përballuar çdo protestë sa i përket dhunës që mund të shkaktohet. Protesta ishte e dhunshme dhe në raste kur punonjës policie përfshihen në flakë dhe protestuesit e dhunshëm hedhin molotovë drejt policëve përgjigja e policisë do jetë e rreptë në proporcion me sulmin. Policia e Shtetit sot ishte në standardet e një police europiane, megjithëse kjo protestë konsiderohet e dhunshme", tha ministri Hoxha./K.C/dritare.net