Mirëmbrëma galaktikë! Ledion Liço sjell Big Brother Vip!
Dritare.net
Big Brother Vip, do të nisë nga 21 Dhjetori. Për të dytin vit radhazi, do të jetë Ledion Liço që do të prezantojë këtë edicion.
Data u njoftua nga vetë Ledioni, përmes një spoti, mbushur me mesazhe. Shumë kush në komente i interpretoi si një ironi ndaj Arbana Osmanit, moderatores që për vite me radhë mbajti peshën e këtij formati, duke e bërë jo pak të suksesshëm edhe përmes ndikimit të saj si autore.
Por tashmë që rrugët janë ndarë dhe Arbana prezanton Mirëmbrëma Yje, Ledioni, kërkon galaktikën.
Do t’ia dalë?
Padyshim. Pas 6 vitesh mungesë, Ledion Lico u kthye sezonin e shkuar si moderator i BBV. Pavarësisht kritikave që nuk munguan për formatin, Ledioni si prezantues, dukshëm ia ka marrë zemrën publikut të Top Channel. E paçka ndryshimeve, ndjesitë mbeten të njëjta. Andaj këtë vit, nuk pritet të jetë ndryshe./L.F-dritare.net
View this post on Instagram