
Mjéku: Jo të gjithë do ta kalojnë Covíd-19, disa kanë arritur imunitetin e tufës
Dritare.net
Mjéku, Gent Stroni shprehet se, ka një tendencë në rënie të rasteve të reja me koronavírus në vendin tonë. Por sipas tij nuk ka rënë agresíviteti i sëmundjes.
“Ka tendencë të rënies së rasteve me koronavírius. Në shumë persona që kanë qenë të ínfektuar me Covíd-19, ka ikur rrezíku. Një pjesë e madhe e qytetarëve e kanë kaluar koronavírusin. Nëse ke antitrupa, je i mbrojtur për një periudhë. Potenciali sa vjen e bie dhe numri i përgjithshëm po ashtu po bie. Nuk mendoj se ka rënë agresíviteti i Covíd-19 te pacíentët. Ka dhe raste agresíviteti, patjetër.”, shprehet mjéku në një intervistë për News 24. Sipas mjekut, jo të gjithë njerëzit do ta kalojnë vírusin, pasi tashmë ata e kanë arritur atë imunitetin e famshëm të popullatës: "Po të shikojmë njerëzit që kemi pranë, kemi të afërm që e kanë kaluar. Këta nuk do të ínfektohen rishtas së shpejti, do të thotë se në këtë familje tashmë kaloi kjo valë. Rrjedhimisht kemi kaluar dhe sipas një studimi nga Akademia e Shkencave, rezulton se kemi gati 45% që e kanë kaluar, rrjedhimisht që kemi të bëjmë me një pjesë të madhe të popullatës që duhet marrë në konsideratë që e ka kaluar. Jo të gjithë do e kalojnë vírusin, do të ketë dhe nga ata që e kanë arritur imunitetin e famshëm të popullatës, mund edhe të mos e kalojnë vírusin, por ka grupe vulnerabil me në rrezík që nuk kanë pasur mundësi të ekspozohen ndaj vírusit. Por gjithmonë numri vjen duke u reduktuar.”,- shprehet Stroni./K.C/dritare.net

















