
Momenti viral kur gazetarja e CBS News flet shqip me Dua Lipën!
Dritare.net
Është bërë viral momenti kur gazetarja e CBS News Chicago, i drejtohet këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa në gjuhën shqipe.
Ajo e nisi intervistën me një përshëndetje, duke i thotë: “Përshëndetje, motra ime shqiptare”,
Kështu vazhdon edhe më tej, duke folu pak në shqip.
Pjesë nga biseda e tyre:
Gazetarja: Motra ime shqiptare, si je motër si kalon.
Dua Lipa: Përshëndetje.
Gazetarja: Si shkon.
Dua Lipa: Mirë faleminderit, ju si jeni.
Gazetarja: Unë jam shumë mirë. Unë jam gazetare e CBS News në Chicago dhe e praktikoj shqipen me ikona ndërkombëtare sikurse ju.
Dua Lipa: E mahnitshme. Jam shumë e lumtur që po flas me ty.
Gazetarja: Jam shumë krenare që je shqiptare. Herën tjetër kur të jesh në Chicago dua të mbledh grupin me vajzat shqiptare, do të jesh ti, unë, Rita Ora, Bebe Rexha.
Dua Lipa: Tingëllon bukur.
Gazetarja: Shumë urime.
Dua Lipa: Faleminderit shumë./L.F-dritare.net

















