
Morën peng një 34-vjeçar, arrestohen 3 persona në Gjirokastër, mes tyre një grua!
E Enjte 10 Qershor 2021, 18:06
Dritare.net
Tre persona janë arrestuar nga autoritetet policore të Gjirokastrës pasi kishin marrë peng një 34-vjeçar.
Policia ka sqaruar se tre të arrestuarit, nën kërcënimin e një arme zjarri i kanë hequr lirinë për disa orë 34-vjeçarit J.GJ.
Pas ndërhyrhjes së policisë 34-vjeçari është lënë i lirë, ndërsa në pranga kanë përfunduar M. D., 28 vjeç, E. T., 33 vjeç dhe D. K., 35 vjeçe, të tre banues në Gjirokastër, si dhe u procedua në gjendje të lirë një 14-vjeçar./dritare.net

















