
Najada Çomo mesazh qytetarëve: Më mirë një maskë jashtë, se oksigjenin për javë e muaj
E Shtunë 17 Tetor 2020, 20:08
Dritare.net
Ministrja e Shëndetësisë ka postuar në Facebook mesazhin e doktoreshë, Najada Çomos. Ajo u bën thirrje qytetarëve të mbajnë maska, duke thënë se më mirë të mbajnë një maskë sot sesa oksigjen për ditë e muaj me radhë.
“Mbajtja e maskës në ambiente të jashtme ul mundësinë e infeksionit. Bashkuar me distancimin fizik ul shumë mundësinë e transmetimit të virusit nga një person te tjetri. Duke mbajtur maska ulet numri i të infektuarve, të sëmurëve dhe i të shtruarve në spital. Më mirë të mbash sot një maskë jashtë, sesa të mbash një maskë oksigjeni me ditë, javë dhe muaj.”- thotë Çomo./K.C/dritare.net

















