
Ndarja nga jeta e Nishani/ Bardhi: Përherë i paharruar në kujtimet tona
E Shtunë 28 Maj 2022, 17:05
Dritare.net
Gazment Bardhi ka reaguar për ndarjen nga jeta ditën e sotme të ish-presidentit Bujar Nishani.
Ai i dha ngushëllimet familjes dhe shkruan se Nishani do të ngelet përherë i paharruar.
“Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie. Ndarja e parakohshme nga jeta e Presidentit Bujar Nishani na ka tronditur të gjithëve. Ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve dhe miqve, të prehet në paqe dhe përherë i paharruar në kujtimet tona”, shkruan Bardhi./M./K/dritare.net

















