
Ndarja nga jeta e Nishanit/ Ambasada amerikane: Kontributi i tij për PD dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri do të mbahen mend!
Dritare.net
Ambasada amerikane në Shqipëri ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani ditën e sotme.
Ambasada shprehet se kontributi i tij për Partinë Demokratike, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri gjatë mandateve të tij si President dhe Ministër do të mbahen mend nga bashkatdhetarët, bashkëpunëtorët dhe partnerët e shumtë, ndërsa i shpreh ngushëllimet familjes për humbjen.
“Jemi të pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. I shprehim familjes së tij ngushëllimet tona të përzemërta. Kontributi i tij për Partinë Demokratike, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri gjatë mandateve të tij si President dhe Ministër do të mbahen mend nga bashkatdhetarët, bashkëpunëtorët dhe partnerët e shumtë”, shkruan njoftimi./M.K/dritare.net

















