
Ndërron jetë aktori i njohur që luajti Tomkën në filmin shqiptar!
E Diel 29 Maj 2022, 09:09
Dritare.net
Enea Zhegu, aktori që luajti Tomkën, në filmin “Tomka dhe shokët e tij” është ndarë nga jeta sot. Ai ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare, duke lënë pas një sërë role, për të cilët do të mbahet mend gjithmonë. Ai u bë i njohur që në fëmijërinë e tij.
Në vitin 1978, kur regjisori Dhimitër Anagnosti e zgjodhi për filmin “Lulëkuqet mbi mur”. Një vit më pas, Viktor Gjika do ta merrte për filmin “Njeriu me top” e në këtë kohë do të zgjidhej dhe për rolin kryesor të filmit “Tomka dhe shokët e tij”, pra për rolin e Tomkës që do ta bënte të famshëm, ndërsa ai ishte ende nxënës në klasën e shtatë./M.T/dritare.net

















