Ndërron jetë Thierry Mugler, stilisti i famshëm francez
E Hënë 24 Janar 2022, 08:08
Dritare.net
Dizajneri francez i modës Thierry Mugler ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare. I frymëzuar nga moda e viteve 1940-1950 Mugler ishte unik në dizajnim. Ai ka veshur yjet më të mëdhejn botërorë, përfshirë David Bowie, Lady Gaga, Beyoncé, Kim Kardashian, David Bowie, George Michael, Sharon Stone dhe Rihanna.
Në vitet e mëvonshme, marka e tij u bë e famshme për parfumet, si Angel dhe Alien.
Thierry Mugler lindi në vitin 1948 në Strasburg, Francë. Në moshën 14-vjeçare ishte kërcimtar me Balet du Rhin. Ai ishte gjithashtu një akrobat dhe model. Mugler hapi butikun e tij të parë në Paris gjatë viteve 1970. Mugler u bë i njohur për dizajnet e tij teatrale me tiparet e theksuara te shpatullat, me dekolte dhe bel të theksuar./L.F-dritare.net