Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ndryshime të reja në qeveri

Ndryshime të reja në qeveri

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra dy zëvendësministre të Turizmit. Mësohet se janë larguar nga detyra dy zëvendësministret Vilma Bello dhe Almira Xhembulla.

Në vend të tyre janë emëruar Ilva Gjuzi dhe Sofjan Jaupaj. Më herët Jaupaj mbantedetyrën e drejtorit për Çështjet Ekonomike dhe Shërbimet Mbështetëse te Ministria e Turizmit, ndërsa Gjuzi është zgjedhur nënkryetare e Asamblesë Socialiste. Po ashtu edhe në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit është larguar nga posti zëvendësministri Endrit Yzeiraj, i cili është emëruar si zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme bashkë me Silda Çepen. Në vend të Yzeirajt është emëruar Blerta Rama.

Dy emërimet e reja në Ministrinë e Jashtme zëvendësojnë Besar Kadinë dhe Artemis Malon të cilët janë emëruar më herët ambasadorë në Azerbajxhan dhe në Kanada./K.C/dritare.net