Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nesër opozita në protestë/ Policia: Ja rrugët që do bllokohen!

Nesër opozita në protestë/ Policia: Ja rrugët që do

Nesër në orën 18:00 është parashikuar të mbahet protesta e opozitës në kryeqytet. Policia ka bërë me dije planin e masave për të siguruar dhe garantuar rendin dhe sigurinë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit që nis në orën 18:00, në qytetin e Tiranës. Policia e Shtetit apelon për të gjithë ata që do të marrin pjesë në tubim, që të distancohen nga çdo akt që cënon sigurinë publike dhe jetën dhe çdo akt dhune ndaj institucioneve shtetërore, pronës publike e private, ndaj punonjësve të Policisë, përfaqësuesve të mediave dhe qytetarëve.

Masat e Policisë:

"Njoftojmë qytetarët se më datë 07.10.2024, në orën 18:00, deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi "Nënë Tereza" dhe në rrugët:"Ukraina e Lirë", "Papa Gjon Pali II" dhe "Ismail Qemali".
Në varësi të zhvillimit të tubimit mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve dhe në këto akse rrugore:
Kafe “Europa” - Segmenti "Ushtari i panjohur" deri te 9-katëshet;
Shkolla "1 Maji" - kryqëzimi i urës së ATSH-së deri te rruga e Elbasanit;
Kryqëzimi i Liceut Artistik deri te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja;
Sheshi “Skenderbej”, bashkia Tiranë dhe Pallati i Kulturës;
Kryqëzimi i Librit Universitar;
Kryqëzimi i 21-Dhjetorit deri te shkolla "Sabaudin Gabrani";
Kryqëzimet në zonën ish-Bllokut, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ismail Qemali”;
Rrethrrotullimi "Zogu i Zi";
Kryqëzimi te ish-stacioni i trenit;
Kryqëzimi i urës së Taiwanit;
Kryqëzimi i rrugës së Kavajës me hyrjen e sheshit “Skënderbej”;
Kryqëzimi i urës së ish-hotel “Dajti”;
Kryqëzimi i 9-katësheve me Rrugën e Barrikadave;
Rruga "Dritan Hoxha", përpara vendit të quajtur “Kupola”;
Kryqëzimi i pallatit me shigjeta.
Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.", thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë./K.C/dritare.net