Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nga Afrika e Jugut turi i një familjeje në Shqipëri: Vendi që na pëlqeu më shumë!

Nga Afrika e Jugut turi i një familjeje në Shqipëri: Vendi

Një familje nga Afrika e Jugut ka zgjedhur Shqipërinë si destinacion të kësaj vere për të kaluar pushimet. Për 16 ditë familja nga Afrika e Jugut kanë vizituar disa nga pikat turistike në vend.

Ja çfarë thonë turistët e huaj për Shqipërinë!

"Ne jemi një familje nga Afrika e Jugut. Kishim dëgjuar për Shqipërinë, por nuk dinim shumë. Historia e tij na duket mjaft interesante dhe menduam se është një ide e mirë që ta eksploronim.

Kemi qenë këtu për 16 ditë. Na pëlqejnë zonat e ndryshme dhe biodiversiteti i vendit. Bëmë një listë të vendeve që donim të shihnim dhe menduam se duke qenë një vend i vogël mund t'i shikonim të gjitha, ndaj nuk donim të linim asgjë pa parë. Na pëlqeu shumë ushqimi. Byreku është i preferuari im! Në veri na pëlqeu flija.

Kolonja ishte në krye të listës për mua, sepse më pëlqejnë shumë malet. Njerëzit janë shumë miqësorë dhe të hapur dhe gjithmonë të gatshëm për të të ndihmuar", u shprehën turistët e huaj në videon e ndarë nga kryeministri Rama./L.F-dritare.net