
Ngjarjet në Kosovë, Qendra e Librit anulon takimin me shkrimtaren serbe!
Dritare.net
Pas sulmit të ndodhur dje ndaj policisë së Kosovës, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka anuluar takimin e shkrimtares dhe gazetares serbe Ivona Djuric, që ishte planifikuar të mbahej sot.
Kjo e fundit ndodhet në Tiranë si rezidente e projektit READ, me partneritet Institutin e Librit dhe Promocionit.
Sot, Djuric do të ishte në një takim me gazetarë të kulturës dhe lexues mbi rolin e medias në kontekste të reja shoqërore e kulturore dhe ndikimin që ka tek brezi i ri, përvojën e saj në Tiranë dhe letërsinë bashkëkohore ballkanike. Qendra Kombëtare e Librit në Tiranë, drejtuar nga Alda Bardhyli ka bërë një punë të mirë në një hapje të librit drejt bashkëpunime rajonale, por dhe nxitjen e një debati për shoqëri të hapura.
Autorë të rëndësishëm të letërsisë ballkanike kanë qënë pjesë e diskutimeve në këtë hapësirë të librit shqip, duke e parë kulturën dhe librin si pjesë e proceseve që kërkojnë të integrojnë fqinjët me njëri-tjetrin. Anullimi i takimit me gazetaren serbe vjen menjëherë pas ngjarjeve të ndodhura në Kosovë./dritare.net

















