
Nis sot viti akademik në Shqipëri, 20 mijë studentë për herë të parë në universitet
E Hënë 7 Tetor 2024, 08:08
Dritare.net
Në të gjitha universitetet e Shqipërisë nis sot viti i ri akademik 2024-2025. Nga raundi i parë dhe i dytë i regjistrimeve ka rreth 20 mijë studentë që do ulen për herë të parë në auditoret e universiteteve.
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu ka bërë publike shifrat, shoqëruar me një urim për studentët.
“Suksese mbi 20 mijë studentëve të cilët ulen sot për herë të parë në auditorët e universitetit dhe atyre që tashmë e kanë nisur këtë rrugëtim drejt dijes dhe formimit të së ardhmes së tyre, si dhe trupës së pedagogëve në këtë vit të ri akademik”, shkruan ajo në Facebook./K.C/dritare.net

















