
Nuk ndihem mjaftueshëm e bukur. Si të shpëtoj nga ky kompleks!
Dritare.net
Përshëndetje Psikologe Enertila
Une që ju shkruaj jam një vajzë 19 vjec dhe që shpesh kam problem me veten time.Ndihej se nuk jam mjaftueshëm e bukur dhe me duket sikur nuk më pëlqejnë të tjerët.Shpesh herë kjo më bën të ndihem keq.Si ta kaloj këtë gjendje ju lutem.Faleminderit
Përshëndetje lexuesja jone
Pamja jonë është ajo që të tjerët perceptojnë për ne në shikim të parë.
Pavarësisht se ka rëndësinë e saj, pamja e jashtme nuk është elementi i vetëm ku duhet fokusuar intelekti, emocionet, marrëdhëniet shoqërore. Të ndihesh e shëmtuar shpesh nuk varet aq shumë nga pamja fizike, por nga ideja që secili ka për veten e tij. Është kryesisht një çështje e vetëvlerësimit.Natyrisht, vështirësia nuk është të zmadhojmë ato që janë defekte për ne. Një hundë e madhe, buzë të vogla apo disa kile të tepërta janë vetëm një pjesë e vogël e jona. Pavarësisht kësaj, këto obsesione mund të kthehen në sëmundje të tilla si anoreksia ose vigoreksia Për të kapërcyer këtë vështirësi, para së gjithash është e nevojshme të mësoni të pranoni veten.
Shikoni në pasqyrë dhe përpiquni të jeni konstruktiv. Përpiquni të visheni bukur, ndoshta provoni një prerje të re flokësh, provoni një grim, një parfum ose një palë vathë të rinj. Tregoni vetes çdo ditë se sa e bukur dhe tërheqëse jeni dhe cilat detaje ju pëlqejnë më shumë tek vetja. Pak nga pak do zbuloni disa gjëra që nuk i keni vënë re më parë dhe që do ju bëjnë më të fortë dhe do ju bëjnë të ndiheni më të bukur. Ju them që të mos harroni se nuk është e rëndësishme të jesh i bukur fizikisht, por të jesh një person i kompletuar dhe i sigurt, që e do veten, bukuria është relative dhe se ne të gjithë jemi të bukur apo të shëmtuar për dikë. Uroj që opinion im të jet i vlefshëm për ju dhe të mund të ndikoj në ritjen e vetbesimit tuaj në lidhje me paraqitjen. Gjithë të mirat./dritare.net

















