
Nuk vunë maska, policia gjobit mbi 600 persona, shoqërohen disa të rinj
E Shtunë 17 Tetor 2020, 18:06
Dritare.net
Policia ka gjobitur mbi 600 qytetarë pasi nuk vunë maskat, në të gjithë vendin. Gjatë kontrolleve shërbimet e policisë kanë vendosur 678 masa administrative me vlerën 3.000 lekë. Disa qytetarë, kryesisht të rinj, për t’i shpëtuar masës administrative nuk i kanë treguar dokumentin e identifikimit punonjësve të policisë. Për këtë arsye janë shoqëruar në ambientet e policisë 10 shtetas. Ata janë ndëshkuar me masën administrative 3000 lekë dhe janë lënë të lirë./K.C/dritare.net

















