Numri i ínfeksioneve të reja u rrit javën e kaluar, për herë të parë në shtatë javë. Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se rritja ishte zhgënjyese, por jo befasuese. Ai u kërkoi vendeve të mos ndalojnë së luftuari kundër sëmundjes që po merr qindra-mijëra jetë çdo ditë. Sipas tij, shumë vende po vënë bast për vaksínën që do t’i japin fund pandemísë dhe nisur nga kjo po lehtësojnë masat.
“Nëse vendet mbështeten vetëm te vaksínat, po bëjnë një gabim. Masat bazë të shëndetit publik mbeten themeli i përgjigjes. Është për të ardhur keq që disa vende vazhdojnë t'i japin përparësi vaksínimit të të rriturve të shëndetshëm, me rrezík më të ulët për t’u sëmurur, përpara punonjësve shëndetësorë dhe njerëzve të moshuar diku tjetër.",- tha kreu i OBSH-së./K.C/dritare.net