Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Operacioni i RENEA-s në Shkodër. Sekuestrohen 5 mjete të blinduara

Operacioni i RENEA-s në Shkodër. Sekuestrohen 5 mjete të

Të tjera detaje janë zbuluar nga aksioni i RENEA-s në në qytetin e Shkodrës. Mësohet se 5 urdhërarreste janë firmosur me urdhër të prokurores e Elida Kaçkini, e cila po heton masakrën me 4 viktima në Shkodër. Janë ushtruar kontrolle në disa banesa në lagjen Dobraç, Kiras, Rus, Dergut dhe në fshatrat Shtoj i ri dhe Shtoj i vjetër. Si rezultat janë sekuestruar 5 automjete të blinduara.

Një nga mjetet e bllokuara në shtëpinë e Behar Bajrit është me emër të Gilmando Danit dhe sipas burimeve pranë SPAK mjeti i ishte dhënë para shumë vitesh Behar Bajrit me qëllim për t’u shitur nga Dani, kjo rezulton edhe nga shkresat dokumentare të sekuestruara.

Ndërkohë kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e familjes Bilali, ku nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Nga ana tjetër pas kontrollit të ushtruar në banesën e Izmir Sakicës, pasi nuk është gjetur asgjë, është shoqëruar në polici babai i tij, për t’u marrë në pyetje e për t’u lënë më pas i lirë./K.C/dritare.net