Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Operatori turistik Shkëlqim Sinanaj: Vlora është Meka e turistëve të huaj!

Operatori turistik Shkëlqim Sinanaj: Vlora është Meka e

I ftuar në Shqip në Dritare Tv, operatori turistik Shkëlqim Sinanaj foli për gjendjen e turizimit në Vlorë, teksa tha se deri në 2019(para pandemisë) ky qytet bregdetar ka qenë Meka e turistëve. Sipas tij, ka prurje të reja të turizmit, ndërsa nuk la pa përmendur edhe disa detaje nga problemet që ka patur ky sektor nga pandemia e Covid-19.

"Situata po lehtësohet, ka prurje të reja të turizimit. Ka prurje të turistëve të huaj, ata Vlorën e kanë patur si Mekë të paktën deri në vitin 2019. Megjithatë ata që shpëtuan turizmin në vitin 2020, që ishin turistën e Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe turistët vendas, kanë vërshuar sërish në Vlorë. Nuk është në nivelet që presim pra, ai I turistëve evropianë, italianë pasi ende ka kufizime antikovid."

-A ka kërkesa nga italianët për të ardhur në Vlorë?

Po, kemi patur edhe kontakte me disa hotele të cilat kanë prishur kontratat me tur-operatorët italianë për shkak të masave që shkojnë deri në në fund të korrikut, dhe kështu agjencitë italiane u tërhoqën.4

-Çfarë prisni nga shteti?

Vjet ka patur ndihmë nga qeveria, pagat e luftës ishin ndihmesë për sipërmarrësit. Këtë vit, duke qenë se ka patur mbyllje 58% të bizneseve. Pritej një ndihmë financiare, duke qenë se biznesi bën ato planet e tij të vitit, dhe rënia nga të ardhurat ishte shumë e lartë. Nga ana tjetër, përsa i përket pastrimit, plazhet janë të pista. Sipërmarrësit lokalë kanë investuar për të pastruar plazhet./M.M-dritare.net