Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Opinionisti: Sot Berisha kreu me sukses misionin për ta shkatërruar PD!

Opinionisti: Sot Berisha kreu me sukses misionin për ta shkatërruar

Opinionisti Flogert Muca thotë se vula e PD në emër të Sali Berishës mund të jetë një lajm i mirë për të, por një lajm i keq për Partinë Demokratike dhe opozitarizmin në Shqipëri. I ftuar në Intervistën e Ditës në Dritare TV Muça kujtoi deklaratën e SHBA, që nëse Berisha i cili është non grata do të drejtojë PD, për Amerikën, e gjithë partia do të jetë non grata.

“Ambasada Amerikane është shprehur qartë dhe prerë: me një kryetar non grata e gjithë partia është non grata. Thënë këtë për demokratët dhe opozitën vendimi i Gjykatës sot është një lajm i keq. Sepse ky vendim gjykate, ka dhe vulën e zezë të SHBA. Ai vendim gjykate që është vendosur sot mbi emrin e Sali berishës dhe vulën e zezë të SHBA. Janë dy vula, një që gëzon doktorin dhe një që shkatërron PD. Sepse sot që flasim Partinë Demorkatike me vulën e Sali Berishës, SHBA-të nuk e njohin. Për mendimin tim sot Sali Berisha e kreu misionin e tij për të shkatërruar Partinë Demokratike”, u shpreh Muça në Dritare TV./L.F-dritare.net